Kryeministri Edi Rama tha sot se është në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren Merkel në telefon dhe online dhe se zërat se ajo nuk pranoi takimin me mua herën e kaluar dalin nga puseta dixhitale e Berishës.
“Ju kam thënë rrini larg pusetës dixhitale të Saliut por ju nuk më dëgjoni, aty ka shumë lëndë helmuese dhe ushtarake. Me kancelaren jam takuar sic takohesh këtë periudhë përmes kompjuterit, kemi qenë rreth një orë bashkë dhe kemi diskutuar për të gjitha ato që mund të diskutoni dhe se kuptoj pse të shkoj në Gjermani nesër dhe të takoj sërish kancelaren, me të jam në kontakt të vazhdueshëm dhe jo gjithmonë bëhen publike pasi është pjesë e punës.
As herës tjetër nuk kisha takim me kancelaren dhe as do e takojë”, tha Rama.