Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë përballur dje për herë të parë publikisht midis tyre. Edh pse Basha ka disa ditë që ka kërkuar debat, shefi i qeverisë e ka shmangur vazhdimisht, por nuk ka ndodhur dje kështu në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Rama akuzoi Bashën se ka tentuar privatizimin e Sharrës. “Unë them konçensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propozim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar konçensione, dhe aty ka diçka interesante. Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një konçensione që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larguar nga aty ku qëndroi.
Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që është 37 mijë lekë për tonë. D.m.th faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit”, tha Rama.
Por Basha telefonoi gazetarin Fevziu dhe kërkoi ndërhyrje në emision. Rama e refuzoi disa herë, por ishte një mesazh i ish-kryeministrit Berisha, i cili përmbysi situatën. Berisha i dërgoi një SMS Fevziut ku sulmonte të ëmën e Ramës dhe kryeministri shpërtheu në kritika ndaj gazetarit, i cili futi menjëherë në lidhje direkte Bashën. Ky i fundit e përgënjeshtroi pretendimin e privatizimit të Sharrës, ndërsa akuzoi Ramën se ka shpërdoruar paratë e qytetarëve me inceneratorët. “Ja si është historia. “Në vitin 2011, 11 vite pasi e kishte lënë Tiranën me gropa, në vitin 2011 ish kryebashkiaku Edi Ram bëri në memorandum me Bankën Botërore për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës.
Në 2011 bashkia nën drejtimin tim autorizoi një studim fizibiliteti, që Sharra e lënë në mjerim nga ishkryebashkiaku të kishte trajtim sa më dinjitoz. I janë dhënë pata vetëm një personi. Janë kompani të regjistruara në parajsa fiskale? Kush janë pronarët?
E ka bërë investigimin BIRN, i financuar nga SHBA dhe BE dhe se le ai zonjën të flasë. E ka bërë hetimin dhe hetimi ka treguar se këto para janë të gllabëruara nga krimi i organizuar. Janë paguar 14 mln euro në një ditë të vetme. Nuk e di se si njeriu që drejton qeverinë u sulmet gazetarëve. Minimumi mos u afro se mund të kesh kovit” përfundoj broçukllitjen Bash.
Por kryeministri e shmangu duke ironizuar: “Fli lul, fli vëlla. Fevzi lere tani të flejë sie bën keq të rrijë zgjuar se zakonisht ai fle. Fli Lul fle”, tha ai.
Rama sulmon Kryemadhin
Por teksa i kanë transmetuar në studio një deklaratë të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, e cila u shfaq duke thënë se ajo vetë nuk do ta mbajë maskën dhe se shqiptarët nuk kanë mundësi t’i blejnë, nuk ka munguar ironia nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit u shpreh se zonja Kryemadhi është e varfër. Madje, kryeministri Rama u kujdes të sulmonte Kryemadhin, kur theksoi se ajo e ka për pasion që të fusë duart në xhepat e qytetarëve. “Zonja i ka xhepat bosh dhe është në betejë për xhepat e shqiptarëve.
Është aty sepse vuan shumë për xhepat e shqiptarëve dhe me xhepat e shqiptarëve ka lidhje organike”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, kryeministri Rama u ndal tek situata e pandemisë së Covid-19, ndërsa paralajmëroi se nëse shifrat e infektimeve do të rriten, mund të ketë një mbyllje tjetër të Shqipërisë, sikundër ndodhi në pranverë të këtij viti. “Rrezikojmë një tjerë mbyllje patjetër.
Prandaj mbani maskën. Duhet të mos lidhemi të bëjë dasma. Të mos protestojmë për muzikë e të lajmë duart sa më shpesh”, u shpreh ai. Më tej zoti Rama deklaroi dje se maskat do të jenë të detyrueshme deri në dalje të dimrit, kjo edhe për shkak të faktit se nuk dihet cili do të jetë ndikimi i gripit stinor në reagimin e koronavirusit. “Maskat do të qëndrojnë deri në dalje të dimrit.
Çështja është çfarë do të sjelli më shumë gripi stinor. Gjobat do të merren çdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të falen”, nënvizoi ai. Gjithashtu pa e fshehur vetësigurinë, kryeministri Edi Rama theksoi se edhe sikur ai vetë të ndalonte së bëri gjithçka, do të ishte fitues në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.