Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes me pamjet nga spitali i ri i urgjencës dhe patologjisë në Elbasan. Rama shkruan se kjo godinë ‘dikur ishte një ngrehinë që rrinte në këmbë si shëmbëlltyrë e shëndetësisë që trashëguam dhe sot mishërim i vizionit tonë për shëndetësinë që po ndërtojmë ditë pas dite’.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me spitalin e ri të urgjencës dhe patologjisë në Elbasan, dikur një ngrehinë që rrinte në këmbë si shëmbëlltyrë e shëndetësisë që trashëguam dhe sot mishërim i vizionit tonë për shëndetësinë që po ndërtojmë ditë pas dite duke ju përgjigjur nevojave të qytetarëve aty ku banojnë, ju uroj një ditë të mbarë.