Britanikja “The Sun”, i është rikthyer çështjes së Alina Kabaeva, ish-gjimnastja kampione, e cila u bë e famshme me një xhirim n.udo për një revistë për meshkuj dhe më pas, si e dashura sekrete e Vladimir Putin.
Ajo qëndroi në një lidhje me presidentin rus për 12 vjet dhe dyshohet se lindi binjakë.
“The Sun” dhe mediat e tjera ndërkombëtare kanë filluar të shkruajnë për zh.dukjen e Alina-s. Historia e saj dhe e Presidentit ndiqet në gjithë botën, përveç nga mediat zyrtare të Rusisë.
Alina, 37-vjeçare nuk është parë më në publik që kur dolën thashethemet, se ajo ishte dy muajshe shtatzënë me dy djem.
Më vonë është përfolur se ajo ka lindur në një klinikë në Moskë prillin e kaluar, por zyrtarisht është mohuar një gjë e tillë. Ndërsa sipas raporteve jo zyrtare është thënë se Alina ka 4 ose 5 fëmijë nga Putini.
E pyetur rreth lidhjes së saj me presidentin, ajo asnjëherë nuk e kishte provuar se nuk ekziston një gjë e tillë, por thjesht ishte shprehur me fjalët se “ka një jetë private dhe kërkon të respektohet”.
Pyetja shtrohet se nëse Alina ka një familje më Putin, atëherë, ku është “zonja e parë e Kremlinit”?
Disa thonë se ajo është në Itali duke rritur fëmijët e saj. Të tjerë thonë që Putin e ka lënë për një grua tjetër të moshuar.
Në një vend ku armiqtë e Presidentit shpesh zh.duken pa gjurmë, duhet të ekzistojë mundësia që të ketë edhe shpjegime të tjera.
Por një gjë është e sigurt, Alina nuk është zh.dukur sepse nuk e duron dot vëmendjen. Ajo bëri emrin e saj në Olimpiadën e Sidneit në vitin 2000 dhe më pastaj u bë e famshme me një xhirim n.udo në vitin 2004, e veshur me pak rroba, fotografi i saj Mikhail Korolov ishte shprehur me fjalët:
“As që kisha nevojë ta bindja. Ajo sillej shumë natyrshëm. Ajo është plot s.eks”.
Në këtë kohë Alinës ju hoqën 6 medaljet e saj nga kampionati botëror, ku u akuzua për doping dhe ndodhi takimi i saj i parë më Putinin. Presidenti asokohe ishte i martuar, kurse ajo ishte në lidhje me një oficer policie.
Deri më tani edhe shoqja e saj Lyasan Utiasheva, drejtuese televizive me 4.9 milion ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ish-shoqen e saj Alina.
“Është shumë e vështirë të qëndrosh në kontakt”, tha ajo. “Por duhet të respektojmë pozicionin e çdo personi, kështu që thjesht e pranojmë, duam, por nuk gërmojmë në të.”
Në ndërkohë, miqtë e Alinës dhe e gjithë Rusia, janë duke pritur se kur dhe a do të shfaqet ajo përsëri.