Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për një ndër projektet më të mëdhenj të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e ujësjellësve që po realizohet në Bashkinë e Kavajës.
Rama informon se falë këtij investimi madhor, 42 mijë banorë do të kenë mundësi të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.
“Në Bashkinë e Kavajës po zbatohet një nga projektet më të mëdhenj të Qeverisë Shqiptare përsa i përket rehabilitimit të ujësjellës kanalizimeve
Përmes këtij investimi, 42 mijë banorë të kësaj Bashkie do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm
Ministrja, Belinda Balluku dhe Drejtori i AKUM, Alqi Bllako inspektojnë punimet ku deri më tani janë realizuar 42% e tyre.”, shkruan kryeministri Rama.