Miratimi i vendimit nga qeveria për rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja ka sjellë reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Zonë e Lirë”. Basha u shpreh se paga nuk rritet me dekret qeverie.
Teksa ka akuzuar Ramen se eshte “pykë” ne ekonomi, kreu demokrat Basha ka deklaruar se se shpejti do te paraqese para publikut qeverine “hije”, me ministrat me te mire ne keto 30 vite! Qe i bie me te mire se dhe te vete Sali Berishes, “atit” te tij politik!
Sipas Bashës si fillim duhet të rritet ekonomia, duke shtuar se PD ka një plan të mirë menduar dhe “rritja e pagës minimale është pjesë e një pakete ekonomie që unë sjell dhe favorizoj edhe biznesin”.
Kryedemokrati e quajti Ramën “pykë”, i cili nuk ka një strategji për rritjen ekonomike.
“Paga nuk rritet me dekret qeverie. Nuk thotë dot kryeministri do rritet paga minimale dhe të rritet. Po nuk u rrit ekonomia, po nuk pati biznese.
Rritja e pagës minimale është pjesë e një pakete ekonomie që unë sjell dhe favorizoj edhe biznesin.
Unë nuk vij me premtime, por me plan. Po ta pyesësh se nuk merr vesh nga ekonomia, është pyk, ai nuk ka strategji të rritjes ekonomie”, tha Basha.
Sa i përket kabinetit me të cilin Basha do të qeverisë pas ardhjes në pushtet, ai tha se do të jetë grupi më i përgatitur që ka njohur Shqipëria në 30-vitet e fundit.
“Punët do t’i bëjmë me një kabinet, ku ti do të kesh kapacitet më të larta që pa pasur Shqipëria në 30 vite. Do ja bëj të qartë publikut shumë shpejt. Janë grupet e njerëzve më të përgatitur që ka Shqipëria sot në fushën e ligjeve, ekonomisë etj”, u shpreh Basha.