Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër presidentit Donald Trump, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si kryetar i ri i shtetit amerikan.
Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.
“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Kurti.