Përmes një prononcimi kreu i SPAK, Arben Kraja, konfirmoi dje se ka regjistruar procedim penal për çështjen e inceneratorëve nga të gjithë paditësit dhe do të trajtohen në një dosje të vetme. “Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet.
Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi. Kemi marrë të gjitha paditë dhe do të trajtohen në një dosje të përbashkët për inceneratorët”, bëri të ditur z. Kraja.
Gjithashtu është prokurori Dritan Prençi që ka bërë regjistrimin e procedimit dhe ka kërkuar informacion në disa prej institucioneve shtetërore, ndër to dhe pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kallëzim i parë në SPAK është bërë në qershor nga Nisma “Thurje”, ndërsa më pas Partia Demokratike ka depozituar tri kallëzime për secilin incenerator, të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Kujtojmë se Nisma Thurje nën drejtimin e Besian Peshës e Pano Sakos me komandao nga Ilir Meta ishjin inisiatorët kryesor për të përhapur panik, duke mashtruar shqiptarët, se gjoja me mijëra kontenier me mbetje toksike kishin hyrë në Shqipëri për tu groposur.
Një mashtrimi rëndë i bërë sëbashku me këshilltarin e Metës, Ilir Kulla dhe një senator italian, i cili sot është pas hekurave në Itali për korrupsion.