Deputetët socialist kërkuan dje rrudhjen e kompetencave të Presidentit Meta pas skandalit me dhënien e nënshtetësisë shqiptare personave që nuk e meritojnë dhe në shkelje të plotë të ligjit.
Nisur nga kjo kërkesë e socialistëve ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara, i cili shkruan se që në filmim ka qenë kundër emërimit në postin e Presidentit të Ilir Metës. Sipas juristit krimet e tij, Meta i ka bërë përpara se të merrte postin e presidentit apo të kryetarit të kuvendit.
“Në vend qe të zgjidhnin me pergjegjesine e duhur nje president në lartesine e detyres dhe pergjegjesive të plota qe ajo ka, tani po rrudhin kompetencat per te cuar detyren në nivelin e presidentit.
U merziten shume kur e kontestova zgjedhjen e tij, pikerisht diten qe u inagurua president.
Atehere pervec dy portaleve, e gjithe media nuk pasqyroi asnje germe nga ajo qe thashe dhe qe ishte protesta e vetme e asaj dite.
Të gjithe rrinin të heshtur perpara pazarit dhe showt presidencial.
Krimet e tij, ky qe sot eshte president, i ka bere perpara se të ishte president dhe kryetar kuvendi, prandaj kot lodhen, sepse jane duke i rene kesaj meseleje shprehur popullorshe “mbas pilafit”.”, shkruan juristi Romeo Kara.