Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje mbresëlënëse nga Rruga e Kombit e cila nga një burim aksidentesh është kthyer në një rrugë me standarde europiane.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.