Pas çaste më parë u bë publik lajmi se ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar nga policia. Mësohet se Ndocaj është përfshirë në një incident me policinë, ndërsa është shoqëruar në komisariat. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Fishtë të Lezhës, teksa pritet të përurohet shtëpia e poetit Gjergj Fishta.
Ish-deputeti kauboj është futur në furgonin e policisë forcërisht me argumentin se nuk ka pasur ftesë për ceremoninë në fjalë ku i ftuar është dhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu edhe banorët e zonës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni, po ashtu dhe mediat.
Ndocaj: Mos prek me duar se jam i operuar. Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, ka vendosur forcat speciale. Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë. Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë dhënë urdhër. Ky është eveniment i Fishës, pse s’e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?
Polici: Kush është pa ftesë ju lutem të largohet, se jemi dhe në kohë pandemie?
Ndocaj: Jam pa ftesë unë? këtu jemi në një vend të lirë. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytera i lirë. S’ke të drejtë që të më thuash të largohet
Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht
Ndocaj: Pa ardh dikush stafi i kryeministrisë që të më thotë largohu, nuk iki. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s’ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht