Ish- deputetja e PS-së, Ledi Shamku ka publikuar një dedikim prekës në rastin e 6 vjetorit të publicistit Ardian Klosit.
“T’u bënë sot 6 vjet që udhëton në hinkën e kohës…
S’kam ndonjë lajm “të madh” për të të dhënë. Të vogla plot. Ja, llafi që bie: duhanin e kam lënë po bëhet viti. Si thoje ti? “Lere dreqin se ka me t’u shpif iriqi!”. Kam lënë edhe ca gjëra të tjera që mund të ma shpifnin iriqin. Albanologie uber alles!
Punët e Albanologjisë duken ca më mirë. Nesër sjellim Joklin në Akademi!!! E imagjinoj sa do ishe gzu. Po munda, do gzohem edhe për ty.
Vazhdoj të të mbaj ca mëri që ike. Paç dritë aq sa të kishte dritë mendimi, pra shumë!”