Maqedonia e Veriut shkruan historinë në futboll.
Për herë të parë në histori përfaqësuesja maqedonase do të luajë në kampionatin europian, që do zhvillohet verën e ardhshme.
Një sukses i merituar për Maqedoninë e Veriut që kanë zhvilluar një edicion fantastik në Ligën e Kombeve, duke u shpërblyer me kualifikimin për në Europian.
Heroi i Maqedonasve në duelin kundër Gjeorgjisë ishte veterani Goran Pandev, që shënoi golin e vetëm të takimit.
Kujtojmë që në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve, Maqedonia eleminoi përfaqësuesen e Kosovës.
Një meritë për kualifikimin e Maqedonisë së Veriut kanë dhe lojtarët shqiptar që luajnë me këtë skuadër si Enis Bardhi, Alioski, Bejtulai, etj.