21 vite më parë Krusha e Madhe u bë dëshmitare e një prej masakre të paprecedent në historinë e Europës Moderde.
Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS ndaj Servisë, këtu në këtë vend më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe që kishin rrethuar fshatin gjetën grupe familjesh krushiane prej të cilave ekzekutuan 241 djem dhe burra.
Plagët e kësaj masakre, më madhja gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, nuk janë shëruar ende.
Ato janë hapur përsëri në një kohë kur disa prej udhëheqësve të UCK po përballen me akuza në Hagë.
Ishte një mëngjes i acartë marsi kur një skuadër e ushtrisë serbe nisëm bastisjen dhe djegien e 850 shtëpive të Krushës së Madhe, që ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Prishtinës.
Pasi vecuan gratë dhe femijët ekzekutuan burrat.
Kjo varrezë është dëshmia e dukshme e asaj cfarë ndodhi në Krushë.
“Një nga dëshmitë më të forta për këtë masakër janë filmimet e realizuara nga Milaim Bellanica, i cili ia ka dorëzuar zotit Lulzim Basha.
Në këtë rast, do të shfrytëzoja reastin publikisht që t’i kërkoj jo vetëm zotit Basha, nëse dinë apo e ka atë video-material ta bëjë publik!”, bën apel Selami Hoti, banor i Krushës i cili ka humbur babain në këtë masakër
21 vite më pas në këto kohë të vështira për Kosovën të gjithë ne jo që nuk duhet ta harrojmë gjakun e derdhur në Krushë, por me çdo kusht e çdo çmim duhet t’ja përcjellim brezave këtë kosto të lirisë të Kosovës.
Banorët e këtij fshati në shenjë përkujtimi të 64 personave që u zhdukën nga serbët, i kanë hapur varret për të gjithë ata, por këto varre vazhdojnë të jenë të zbrazëta.