Alfie Evans është një fëmijë 2-vjeçar në Angli, i cili refuzon të ikë nga kjo botë dhe ka ngritur një Angli të tërë në këmbë.
Prej vitit 2016 Alfie gjendet në koma, por këtë të hënë me një vendim gjykate mjekët kanë vendosur që t’ia heqin aparaturat vogëlushit edhe pse prindërit e kanë kundërshtua fort këtë vendim.
Mirëpo, Alfie ka 5 ditë që vazhdon të marrë frymë pa aparatura, por gjykata nuk ka lejuar familjen ta marrë birin e tyre në shtëpi dhe po ashtu ta transportojnë në spitalin e Vatikanit, me arsyetimin që 2-vjeçari nuk ka shenja përmirësimi.
Kjo ka mjaftuar që qindra qytetarë të solidarizohen me familjen e Evans.
Babi i Alfie Evans, Alder deklaroi dje për mediat se mjekët e spitalit e urrenin, e shihnin me përçmim sepse i kanë luftuar gjatë gjithë kësaj jave.
Mjekët e spitalit ku qëndron Alfie u është dhënë urdhër nga drejtori i tyre që të mos dalin në rrugë me uniforma, sepse mbështetësit e vogëlushit kanë mbushur rrugët dhe shtohen çdo ditë edhe nga vende të tjera të botës.
Shumë mjekë kanë raportuar ofendime, madje edhe kërcënime me jetë e deri tek djegia e spitalit.
Portestuesit qëndrojnë prej ditësh pranë spitalit dh kjo ka bërë që policia ta rrethojë spitalin dhe të monitorojë mbështetësit e Alfie-t.