Zyrtarët e zgjedhjeve në Xhorxhia pritet të zbardhin rezultatin e zgjedhjeve në orët në vijim, duke përfshirë parregullsitë e vogla që u zbuluan që nuk pritet të sjellin një ndryshim të madh.
CNN raportoi se menaxheri i zbatimit të sistemit të votimit në këtë shtet tha më herë se kanë mbetur për t’u rinumëruar dhe 300,000 fletëvotimi.
Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, rezultatet pas rinumërimit pritet të jenë pak a shumë të njëjta me ato që janë raportuar dhe më herët, ku demokrati Joe Biden do të vijojë kryesimin me rreth 13 mijë vota dhe jo 14 mijë.
Panorama e përgjithshme vjen pasi një tjetër rajon i Xhorxhias zbuloi një mori votash që nuk ishin përfshirë më parë në rezultatet e zgjedhjeve, por kjo gjë nuk ndryshon rezultatin e përgjithshëm të garës presidenciale.
“Qyteti Fayette nuk arriti të regjistrojë 2,755 vota në një kartë memorie”, tha Gabriel Sterling, një zyrtar i lartë në zyrën e sekretarit të shtetit.
Ndarja e fletëve të votimit të panumëruara ishte 1577 për Trump dhe 1128 për Biden.
Zyrtarët e zgjedhjeve thanë të hënën se dhe në Floyd County ishin gjetur më shumë se 2,500 fletë votimi që nuk ishin skanuar më parë.