Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dërgon për gjykim ish kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ish shefi i akuzës në vend akuzohet për fshehje pasurie. Por fshehja është neni më qesharak.
Të fshehësh gjënë e vjedhur, më përpara duhet të dënohesh për aktin kriminal… vjedhjen, zhvatjen dhe korrupsionin, sepse pasuria e fshehur nuk ka ardhur nga puna e ndershme, e nëse do ishte e tillë nuk ke pse e fsheh.
Por këto janë çudirat e drejtësisë shqiptare, që as nuk ka për tu bërë ndonjëherë, deri kur të bëhet nga ato që kanë vjedhur më pak dhe përsëri janë korba, që nuk i’a nxjerrin sytë njëri tjetrit,
Akt-akuzat e Speciales që ka përfshirë gjithë politikën/ Pacolli letër të hapur Ramës me një kërkesë urgjente:
Ndërkohë Gjykaka e Posaçme anti-Korrupsion i ka hequr sekuestron pasurive të zotit Llalla.
Me akuzën e ngritur nga Prokuroria ish-kryeprokuri rrezikon të dënohet me gjobë deri në tri vite burg, gjë që nuk ka gjasa të ndodhi kurrë, sepse gjobën as që e ka problem Tiku me miliona dhe vila në Gjermani, që erdhi në drejtësi nga Gramshi, me furgon. /Ekskluzive.al