Një kërkesë e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për një grup banorësh në rrugën “Riza Cerova”, të cilët kërkojnë që komshija e tyre që banon në katin e 4-të të pallatit të mos i shqetësojë më me zhurma, në momentet intime.
Kërkesa e tyre është ngjitur në hyrje të pallatit dhe ka përfunduar në faqen e “JOQ ALBANIA”.
“Thirrje komshies që i vlon gjaku në katin e katërt. E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot rënkimet dhe ulërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera. Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit”, shkruhet në letër.