Anxhela Peristeri është shpallur fituese e festivalit kombëtar të Radio Televizionit Shqiptar. Me këngën “Karma”, Anxhela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision në 18 deri 22 maj 2021 në Holandë. Këngëtarja ka marrë 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë së festivalit kombëtar të Radio Televizionit Shqiptar.
Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.