Shifra rekord në 24 orët e fundit në Shqipëri, ku janë shënuar 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete, ndërkohë nga fillimi i pandemisë deri më tani është raportuar për 672 viktima.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 490 pacientë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 15 055.
LEXO EDHE:
Në luftën me COVID-19 edhe në ditën e lindjes/ Manastirliu, mesazh emocionues për kryeinfermieren e Infektivit
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar, ndërkohë aktualisht në vend janë 15 732 raste aktive me koronavirus.
Ministria raporton në 24 orët e fundit janë kryer 2 677 testime, dhe nga fillimi i pandimës janë bërë 168 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 31 459 qytetarë.
Fatkeqësisht sot ka humbur jetën kirurgu ortoped nga Kukësi, Shaqir Shehu dhe një foshnje 16-muajshe.
‘Një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19’, raporton Ministria e Shëndetësisë.
Sot raportohet se kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.
Rastet e reja në bashki
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.