Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka karkuar përjashtimin e trupës gjykuese, por Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e rekursit të bërë.
Për sa i përket dëshmitarëve të thirrur, ditën e sotme u paraqit në gjyq vetëm Kujtim Riza.
Prokurori Dritan Dushi kërkoi shoqërimin me detyrim të dëshmitarëve që nuk kanë paraqitur shkaqe ligjore për mungesën e tyre në seancën gjyqësore.
Për shkak se është karantinuar, avokati Idajet Beqiri nuk është paraqitur në gjyq, prandaj u caktua avokat kryesisht për Izet Haxhinë, Elvis Gorishti.
Gjithashtu u vendos që në seancën e radhës që do të zhvillohet me datë 4 dhjetor të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm për dy dëshmitarë.