Në mbyllje të konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio shprehu një urim për Shqipërinë në gjuhën shqipe.
Teksa pranoi se nuk ishte i zoti që të fliste shqip mirë, ashtu siç kryeministri shqiptar fliste italishten, Di Maio tha; “Drejt Europës së përbashkuar”.
“Do të doja ta përfundoja me një frazë, fjali për miqtë shqiptarë, se nuk jam i zoti që të flas shqip ashtu siç kryeministri e flet italisht. “Drejt Europës së përbashkuar”, (mundohet të thotë ministri italian) Ky është një urim që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit.”, tha ministri italian.
Ndërkohë, që kryeministri Rama ia ktheu me batutë se Di Maios se foli një shqipe me dialekt napolitan. “Një shqipe perfekte me dialekt napoletin”, tha Rama, ndërsa të dy zyrtarët qeshën.