Nuk është hera e parë që Basha, Berisha, Meta e ata që i ndjekin pas, përpiqen të terrorizojnë shqiptarët, që pastaj të ngrihen në revolt kundër Edi Ramës dhe të vijnë këta në pushtet.
Provat i bënë një vit më parë, me rastin e tërmetit.
Atëhere përdorën Çlirim Pekën për të terrorizuar popullsinë, me lajmin e rremë për tërmetin.
Këtë radhë kanë zgjedhur një klloun, që e mban veten për aktor: Julian Deda.
Ai ka shpërndarë foto nga morgu, ku ndër të tjera shihen edhe trupa viktimash përdhe, për shkak se nuk ka vend.
“E verteta eshte se Lul Basha e ka nje kasete dore, por jo ate qe sajon rilindja.
Kaseta qe disponon Luli e rrezon Edin per tre dite.
Aq shume i trembet Rama kesaj te dytes, sa ka futur gjithe partine e tij ne pune per te shpikur te paren.
P.s. Kaq per momentin…”, shkruante 4 ditë më parë ai, duke treguar se publikimi i tyre ka qenë një plan i menduar.
Kjo, jo vetëm për të zhurmuar çështjen e kasetës për të cilin akuzohet Lulzim Basha në Kosovë, por mbi të gjitha për të nxitur revolta në popull, me qëllim të qartë rrëzimin e Ramës dhe ardhjen në pushtet të Bashës me Berishën.
Si delirant që është, apo budalla, kjo s’merret vesh, Julian Deda e ka zbuluar këtë plan para kohe, duke u mburrur.
Ndërsa sot shkruan:
“Përsa i përket fotove në morgun e QSUT-së.
Janë padiskutim shumë të rënda dhe mbase duhet kërkuar ndjesë për publikimin e tyre, por mos u merzisni me ne që e denoncuam, por nervozohuni me ata që e shkaktuan, me ata që në deklaratë shkruanin “ngaqë s’kemi vend, i vendosim me shumë respekt në dysheme”.
E kuptoni apo jo, “ska vend” thotë.
Tashti, për të gjallët s’ka vend, për të vdekurit s’ka vend, më falni po për kë ka vënd këtu?! Duhet të na nervozojë propanga, që na i shet spitalet si në Gjermani dhe jo ata që po perpiqen t’i thonë njerëzve të vërtetën”.
Pamjet janë të rënda, por pamje të tilla, në një situatë të jashtëzakonshme, janë të zakonshme edhe në vende shumë më të zhvilluara se ne, jo më këtu.
Fjala vjen, pamje të tilla vinin nga Italia në mars e prill, por askush nuk u skandalizua, pasi e tillë ishte situata.
Tani këta me anë të këtij personazhit qesharak, kërkojnë që të nxisin revolta, se po keqtrajtohen të vdekurit duke i lënë përdhe.
Problemi është se kur ishin këta në pushtet, kur vije në spital, të linin edhe të gjallë përdhe, jo më të vdekur.
Ndaj mirë është të na e kursejnë këtë fushatë makabriteti, sepse do t’ju kthehet në një boomerang të rëndë./Tema