Kohët e fundit, Apple ka shfaqur një seri të re të modeleve të iPhone 12, por si duket ky prodhim i ri hasën probleme.
Sipas përdoruesve të iPhone, ekrani i modelit te fundit i kompanisë Apple bëhet e gjelbër duke bërë kështu që telefoni mos të funksionojë si duhet.
Sipas DxOMark, një portal që merret me testimin e telefonave, problemi tek ky iPhone, ekziston kur përpunon ngjyrën e verdhë, pra nën çdo ndriçim, shfaq variacione të ndryshme të së verdhës.
Po ashtu përdoruesit ankohen edhe për një problem me iPhone 12 Mini. Mësohet se ekrani i këtij modeli, nuk përgjigjet kur shkyçet telefoni.