Aktori i humorit Bes Kallaku ka festuar dje ditëlindjen e tij të 35-të ku ka organizuar një festë në të cilën morën pjesë dhe shumë figura publike.
Në të ishin dhe çifti presidencial Meta-Kryemadhi. Reagimet kanë qenë të shumta, dhe s’kishte si të mungonte ai i zv.kryeministrit të Shqipërisë Erion Braçe.
Me anë të një shënimi në facebook, Braçe e uron Besin, teksa i thotë se si nga ana ligjore dhe ajo morale, festa të tilla nuk duhen bërë, duke parë kohën në të cilën po jetojmë dhe shifrat e covid-19 që rriten çdo ditë e më shumë.
Pa përmendur nuk lë as Metën dhe Kryemadhin, për të cilët thotë se nuk duan t’ja dinë as për qytetarët dhe as për mjekët.
Postimi i Braçes
BES, TE BEHESH 135 VJEC;
PER VETE, PER PRINDERIT,
PER ZONJEN E VAJZEN!
Te kesh cdo te mire per vete e per ta!
Te kesh SHENDET o Bes,
per vete e per ta!
Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?;
Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!
Une them joooo!
Ti je nje figure publike e kudo ne bote,
te tille-jane apo jo te infektuar,
e kane kaluar apo jo Covid,
percjellin mesazh per te tjere njerez!
Kjo i ben modele edhe me te mire,
te tille qe vlejne edhe sherbejne!
Nejse, te rrosh sa me shume!
Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes;
A E KUPTONI SE SA FALS JANE?
A E KUPTONI QE MASKEN E KANE PER NE TV E ASKUND KU JETOJNE?
A E KUPTONI QE “SHQETESIMIN” PER NUMRIN E SHQIITAREVE TE INFEKTUAR, TE SHTRUAR NE SPITALE APO QE KANE HUMBUR JETEN,
E KANE RETORIKE POLITIKE, INSTRUMENT PERMES TE CILIT MENDOJNE SE DO KAPIN PUSHTETIN?
A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, cdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?
Por mbi te gjitha;
A E KUPTONI SE KETA REFUZOJNE TE JENE SI JU, TE BARABARTE ME JU?!
E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime:
Po keta pse nuk gjobiten?!
Ca tu them?
Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje:
A KA ME TURP SE NJE PRESIDENT QE THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKES SE TIJ?
E ftillon gjoba nje te tille?
Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!
Pyetje e kam;
A SHKRUAJME NGA NJE GJOBE SI POPULL PER KETE;
#GJOBEPERPRESIDENTIN
vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin sic e shihni ne kohe pandemie, cfare do ketu?!