Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për kinematografinë shqiptare. COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 87-vjeçare regjisorit të njohur shqiptar, Muharrem Fejzo.
Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”…
Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-n. Fillimisht nis punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.
Ka realiziar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj.
Më 1966 diplomohet për Aktor dhe më tej si Regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.
Ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.
Mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.