Lëvizja Socialiste për Integrim nisi dje në mëngjes një proces votimi në të gjithë bazën e saj për të bërë gati infrastrukturën për Konventën Kombëtare të 5 dhjetorit.
Në përfundim të votimeve, LSI deklaroi se kanë votuar 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.
Kjo ishte të paktën ajo që deklaroi kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Silva Caka për mediat.
Por në fakt nuk kanë votuar më shumë se 7 mijë në total dhe rreth 1500 online.
Shifrat e dhëna janë gënjeshtra publike!
S’kishte asnjë motivim, arsye apo garë që të nxiste njerëzit të votonin.
Ishte një formalitet që kishte të parapërgatitur çdo skenar falsifikimi.
LSI po mashtron publikun! Kur ka vetëm 17 mijë anëtarë, i kanë votuar 44 mijë!
Ne fakt totali i pjesëmarrjes nuk i ka kaluar 8500 vota, duke e treguar LSI-në më të “rrudhur” se kurrë.
Me kaq vota asnjë deputet nuk nxjerr dot, megjithëse Mona, shpreson të ketë nja 7 a 8.