Çdo emër që është i njohur mundohet që të përcjellë tek fansat e tij një imazh sa më të mirë dhe të rregullt, që është në zbatim të ligjit dhe rregullave që ka shteti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak me “VIP”-at shqiptarë.
Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u kthye në një gjobë, që duhet të paguajnë të gjithë të ftuarit që morën pjesë.
Të shumtë ishin emrat e njohur që morën pjesë në 35-vjetorin e aktorit, duke nisur që nga politikanë e deri tek këngëtarë dhe aktorë.
Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishin emrat më të lakuar që prej mbrëmjes së djeshme kur dolën pamjet.
Kreu i shtetit dhe kryetarja e një partie opozitare kanë dalë në kundërshtim të ligjit dhe rregullave që janë marrë kundër përhapjes së Covid. Kjo është një rast unik që një president shkel ligjin dhe rregullat e shtetit të vet.
Ndonëse Meta duhet të mbante një pozicion të drejtë dhe të thëriste Këshillin e Sigurisë për të folur dhe menaxhuar situatën e rëndë që është krijuar, ai është i pari që po i shkel rregullat që janë vendosur.
Por pjesë e këtij festimi ishin edhe këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre.
Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egli Tako ishin një tjetër çift, të cilët shkelën hapur rregullat që janë vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.
Ndërkohë që edhe moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj ishin një tjetër dyshe e njohur “rebele”, që nuk kanë pranuar të zbatojnë masat e marra.
Aktori i humorit, njëherësh kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela nuk mund të mungonin në 35 vjetorin e Bes Kallakut, për shkak edhe të miqësisë që kanë me njëri tjetrin.
Virusi nuk e ka penguar qe Isai të udhëtonte nga Erseka drejt Tiranës për tu argëtuar. Megjithese jeton ne Tirane!
Përveç këtyre, pjesë e ditëlindjes së Bes Kallakut ishin edhe familjarët e tij, bashkëshorja Xhensila Myrtezaj, prindërit dhe gjyshja e tij, Ija.
Problkem mbetet Meta me Kryemadhin, pasi kjo e fundit ne te gjitha takimet elektorale qahet se per shkak te Rames jane katandisur per buken e gojes. Pasuria e tyure do te jete minus 60 mije leke!
Video Player