Me riemërimin në krye të demokratëve të Durrësit, Ferdinant Xhaferri i është “përveshur” punës për përmirësimin e cilësisë së strukturave në këtë zonë.
Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme që pritet të mbahen vitin tjetër, kryetari i komanduar zhvilloi në Manëz një takimin ku kërkoi të mblidhen të gjitha forcat dhe të përgatiten për të fituar zgjedhjet lokale të vitit pasardhës.
Ai tha se Partia Demokratike ka bërë një analizë të thellë për humbjet e njëpasnjëshme duke theksuar se demokratët janë ballë-lartë për të shkuar shtëpi më shtëpi dhe të kërkojnë votën e qytetarëve.