Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi i cili është i infektuar me COVID prej disa ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të virusit.
Mësohet se 52-vjeçari ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, në luftë me këtë virus të rrezikshëm. Motra e mjekut Arjana Stojku, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku lutet që Drini Dobi ta fitojë këtë betejë, më së pari për familjen e tij.
Postimi i saj në Facebook:
Drin te lutem gjej force dhe lufto per vete, Florinden, femijet..per te gjithe ne ..gjej force ne shpirtin tend te madh, mos u lesho!
Motra e ka te veshtire te shkruaj per vellain po une po gjej force per tu lutur pasi e di qe, ti do ja dalesh se zemra jote e madhe do gjeje forcen per te fituar mbi kete flame, do gjeje forcen qe ka brenda teje duke fituar mbi cdo gje, ashtu si ti je mesuar per te qene kudo ku ka nevoje, per ti sherbyer cilido ,perparesia e bardhe te ti ka kuptim ,prandaj bardhesia e shpirtit tend do fitoje dhe ti do jesh prape prane nesh.