Shqiptari Dritan Abazoviçi, i cili mori postin e zv.kryeministrit në Mal të Zi, mbajti një fjalim të zjarrtë para dy ditësh në Kuvend.
Ai u shpreh i prerë se nuk është as serb, as malazez, por është pjesëtar i një komuniteti që politika e Malit të Zi e ka shtypur.
Nisur nga kjo deklaratë të Abazoviçit, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu e përgëzon shqiptarin Abazoviç për fjalimin e tij që ‘tundi’ Kuvendin e Malit të Zi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët.
“Dritan Abazoviç shpërthen në parlamentin e Malit Zi. Bravooooo”, shkruan Spahiu.