Në Zvicër numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet çdo ditë e më shumë dhe duke parë këtë situatë dhe atë të shteteve të tjera, autoritetet shëndetësore zvicerane kanë përditësuar listën e re të udhëtimeve. Kjo listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19 do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020. Ajo që i intereson shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve tanë atje është fakti se Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesë e kësaj liste.
Ndërkohë shtetet ballkanike që janë në listën e rrëzikshmërisë, sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Bashkë me këto vende janë dhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.
Për udhëtarët që udhëtojnë në vende të caktuara që përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit karantina 14 ditore ëshë e detyrueshme në Zvicër.