Janë zgjedhur sot me short anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së. Nënkryetari i komisionit Ad Hoc, Oerd Bylykbashi tha që të bëhet “një analizë të këtyre kandidatëve që do të çohen në Kuvend që janë sipas atyre pikave që votuan 140 deputetë në korrik”.
“Çon kandidatë që nuk janë zgjedhja më e mirë për aftësitë profesionale. Mospërputhje më ligjin ne e bëmë të qartë, ka kandidatë që janë eliminuar nga OMN. Por kërkojmë një analizë të këtyre kandidatëve që do të çohen në Kuvend janë sipas atyre pikave që votuan 140 deputetë në korrik. Kjo jo sepse e bëri shorti, por para filtrat kushtetues. Kjo listë ka ardhur nga verbëria e hekurt e këtij komisioni. Kjo që patë sot është një drejtësi si “Kinder Surprise””.
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Nga Avokatët
Arben Vani
Sokol Lamaj
Nga Profesorët
Erjon Muharremaj
Ilir Panda
Nga Shoqëria Civile
Altin Hazizaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Nga Avokatët
Kozma Jano
Floreta Gjini
Nga Profesorët
Enejda Sema
Mirela Bogdani
Nga Shoqëria Civile
Alfred Balla