Të paktën dy dosje janë thuajse të gatshme për të marrë nën hetim ish- kryeministrin Sali Berisha. Jo vetëm me statusin e personit që ka dijeni por shumë shpejt dhe me statusin e të pandehurit. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes kriminale dhe shtetërore të realizuar më 21 janar të vitit 2011. Kur Garda e Republikës e urdhëruar nga Sali Berisha, përmes ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandantit të Gardës Ndrea Prendi qëlluam mbi turmën pa dallim.
Si pasojë e breshërisë së plumbave mbi turmën e demonstruesve të opozitës që po shpërndahej ndërkohë, kanë mbetur të vrarë katër demonstrues të pafajshëm. Deri më tani nuk është dhënë dënimi që parashikohet për vrasje për asnjërin nga urdhërdhënësit dhe realizuesit e këtij krimi shtetëror dhe vrasjeje përmes strukturave të shtetit. Madje deri më tani nuk është thirrur për të dëshmuar as vetë ish kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, i cili deklaroi se do të vriste dhe 300 demonstrues nëse sulmohej godina e kryeministrisë. Pasi për të ishte një puç i ristrukturuar shteti ku në kupolën e organizimit Berisha akuzonte se ishin kreu i opozitës së asaj kohe Edi Rama,
Presidenti i kohës Bamir Topi dhe Kryeporokurorja në detyrë Ina Rama. Deklarata këto që tregojnë se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë fije pendese tek Sali Berisha për këto vrasje. Nuk është thirrur për të dëshmuar sëpaku as ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha që ishte bashkë me Berishën brenda kryeministrisë. Janë dënuar vetëm dy persona, ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe ish efektivi i Gardës Agim Llupo, dënime qesharake këto. Por duke qënë se ekziston mundësia e rihapjes së dosjes së 21 janarit, pasi ende vrasja e Aleks Nikës është pa autor, duke qënë se dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaruan më 21 janar në përvjetorin e shtatë të masakrës shtetërore para kryeministrisë, vendosmërinë e rihapjes së kësaj çështjeje me drejtësinë e re, gjasat janë që situata të precipitojë në funksion të zbardhjes së vrasjeve të 21 janarit të vitit 2011. Aq më tepër që dhe gjykata e Strasburgut ka dhënë dakordësinë, duke i cilësuar si vrasje shtetërore, përderisa urdhëroi shtetin me vendim që të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të 21 janarit.
Në këtë këndvështrim, Sali Berisha teksa e ka nuhatur se në një mënyrë apo tjetër do të shkojë në organet ligjzbatuese, prokurori dhe gjykatë, ka filluar të marrë masa.
Kështu ai që në krye të herës ka pronotuar avokatin e tij Genc Gjokutaj. I cili ka një njohje të thellë me dosjen e 21 janarit pasi ka qënë ai pikërisht dhe avokati i ish kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo. Duke qënë se e njeh këtë dosje, Berisha e ka “pajtuar” Gjokutajn si avokat të tij me shpresën se do të përsërisë suksesin e mëparshëm me gardisëtët dhe të mos marrë dënim apo minimumi dënim sa më të shkurtër. Pasi mbi Berishën nuk rëndon vetëm akuza e urdhërit për të qëlluar mbi turmën e demonstruesve, pasi ka qënë maja e zinxhirit komandues atë ditë në kryeministri, por dhe akuza të tjera. Që kanë të bëjnë me prishjen dhe fshehjen e provave, ndryshimin e provave, pengimin e prokurorisë për të arrestuar drejtuesit e Gardës si dhe akuza të tjera me rend më të ulët rëndese. Por duke qënë se ka dhe akuza të tjera në kurriz, si afera e CEZ ku shteti ka humbur 414 milionë euro dhe akuza të tjera, Berisha ka kërkuar të ketë më shumë se një avokat.
Mësohet se deri më tani Çlirim Gjata nuk e ka dhënë konfermën për ta mbrojtur Berishën në një të ardhme të afërt kur të thirret në prokurori. Por gjasat janë që të pranojë. Ndërsa Neshat Fana, mësohet se do ta mbështesë nga distanca, thjeshtë duke ndihmuar grupin e avokatëve për shkak të pozicionit zyrtar që ka. Mbetet mister nëse do të jetë Erinda Ballanca, Avokate e Popullit dhe mike e Argita Berishës. Nuk përjashtohet konsulenca që do të japë përmes Argitës, por Berisha nuk i është drejtuar Ballancës për mbrojtje. Në përpjekje për të mbrojtur veten dhe familjen e tij, kryesisht të birin Shkelzen Berisha, ish kryeministri mësohet se do të ketë në dizpozicioin një staf të madh avokatësh që do të punojnë non stop në mbrojtje të tij. Me sa duket, ora e burgut ka ardhur për Sali Berishën, përderisa ai ka nisur të negociojë me avokatët më të mirë për ta mbrojtur./Pamfleti.com