Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për artisten e madhe shqiptare Justina LAiaj e cila ishte në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Rama teksa bën të ditur se tashmë artisja e ka kaluar zonën e rrezikut ndan edhe mesazhin e saj të ndjerë.
“’Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë’
– Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh të mundimshme ku shpresa për jetën varej në një fije të hollë shprese. Falë përpjekjeve të stafit mjekësor të spitalit Infektiv, së shpejti do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi. Për mjekët, infermierët, sanitarët, Justina ka disa fjalë zemre dhe një lutje që i del nga shpirti, për të gjithë qytetarët: #MbaniMaskën”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.
<