V.rasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili dy ditë më parë theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit të policit për të ndalur, shkaktoi mjaft trazira mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ndërkohë një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot në orën 16:00 në kryeqytet. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.
Ata sulmuan dyert e dritaret e ministrisë së Brendshme fillimisht, për të vijuar me Kryeministrinë, e sheshin “Skënderbej”. Pas ngjarjes mbetën të p.lagosur 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të h.umbasë njërin sy.
Policia ka reaguar mëngjesin e sotëm duke a.rrestuar tre persona e proceduar 7 të tjerë, mes tyre edhe reperin Stresi. Mirëpo pavarësisht kësaj, duket se protestuesit janë të vendosur që sot në orën 16:00 të organizojnë tubimin e radhës.