Këngëtarja, Jonida Maliqi ka reaguar pas protestës për v.rasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja shkruan se “ajo që i ndodhi 25-vjeçarit është e tmerrshme”, ndërsa theksoi se duhej protestuar paqësisht dhe jo duke u sjellë si kafshë dhe huliganë.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por përse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht.
Të djegim, shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë,”- shkruan Jonida Maliqi.