Nga Akil Ylli
Fillimish duhet t’ju them, (natyrisht, duke u treguar i meshirshem ndaj vetes) qe une e algjebra, s’jemi pare kurr henemir. Aaah, po qe per arithmetik, asaj i vi hakut!
E bera kete rrefim sot, sepse mu mbush mendja, dhe thashe me vete: Po pse a te keqen, mos t’ja fuse nje here kot edhe une! Su be qameti bre! Tek ne ja fusin kot, njerez me pergjegjsi publike, qe kane mare n’qafe jete e t’ardhmen e nje populli, e jo s’po ja futkam une, qe s’jam kerkushi e si baj`kerkuj keq. Tyyksh mor!
Ishte gafa e fundit e Lulashit ,”8 vite te humbura, gjate ketyre 4 viteve”, ajo qe me nxiti ti shtrengohem punes shkencore derrçe, per te krijuar ekuacionin e me siper, duke mare persiper dhe zgjidhjen, me te cilen vertetova, nje here e pergjithmone te verteten, se cfare eshte Lulashi i SHqupit. Normalisht, ndonjeri mund te shtanget, dhe ka te ngjare te shprehet, “uuush or dreq, nga i nxore keto gomarlleqe”, por une s’impresionohem, e kam da mendjen, do tju bind nje e nga nje. Mbahuni burra! Sigurisht, ne kete rast s’behet fjale, per tipe algjebrash klasike, me X-a, Y-a, apo ku di une. Kjo eshte algjeber e veçante, algjeber surreale, apstrakte. Yyyhaaa!
Surrealja fillon, qysh te prezenca e Lulasht si politikan, nderkohe qe kurikulumi kriminal dhe paaftesia patologjike proverbale, bejne muuu!. Ne çdo vend normal, personi me nje almanak te tille shkeljesh ligjore, sot do te ndjehej krenar, per titullun e larte, “Veteran i Burgut”.
Por le ti marim me mire gjerat, me radhe. Ne perceptimin e pare, gafa e Lulashit, 7×7 bajne 42, ndoshta te jep pershtypjen, se kemi te bejme me nje lapsus te zakonshem, por ne fakt s’eshte ashtu. Kur njeriut pa dashur, behet viktime e lapsusit, e korigjon ate ne çast, sepse eshte diçka, qe e di me se miri. Por veprimi i Lulashit, s’ka asgje te perbashket, me reagimin e menjehershem, te autoreve te lapsusve. Lulashi e kupton qe ka gabuar, vetem nga te qeshurat e te pranishmeve, dhe pastaj, ngaqe s’ja ka iden fare, se sa bejne 7×7, fillon e rremon neper flete, per te gjetur rezultatin e sakte. Ndersa kur s’ka shenime, nuk krijohet ilaritet, e kemi pare te gjithe, qe nga pa dija, nuk çfaq shenjen me te vogel te vetkorigjimit, edhe pse ja kput gafa te paimagjinushme, si at’here kur perdori si njesi matese per energjine, euron. Pike e zeze, çfare bykut!
Me kete arsyetim, i japim pergjigjen, misterit fillestar te mbyllur ne kllapa. Te gjitha gafat e Lulashit, koncentrohen ne nje pike te vetme, per shkak sepse jane pjella, e te njejtit bark, gje qe na e lehtson punen, te gjejme kollaj perkufizimin e sakte, qe metaforikish, po e permblidhim me nje fjale: Rrot!
Kurse kjo “kemi humur 8 vjet ne 4 vjet”, eshte nje produkt i rralle, qe meriton me i ndertu nje tempull. Si i funksionon truni kti mor Zot! Po tjete kaq gomar robi, sa tmarre tre here rresht turr,” 8 vjet, 8 vjet, 8 vjet”, dhe per çfare, vetem e vetem per te shpallur boterisht, rekordin e hajvanllekut, duke afirmuar talent e lindur. Jepi Lulash!
Ky nuk eshte problem gafe. dhe aq. Ketu zgidhja nderlikohet, dhe kofiçenti i veshtirsis eshte teper i larte. Ky soj kombinimit, s’mund te konsiderohet, as lapsus e as gafe. Lapsusi eshte pasoje ngatrreset, kur thua nje fjale, tjeter per tjeter, ne menyre te pavullnetshme. As me gafen, ne kete rast, nuk mund te besh asnje lidhje. Gafat jane karateristik e injoranteve. Sa here kerkojne te bejne si inteligjenta, me leksionet e tyre. perdorin vend pavend, terma, koncepte, sygjerime, qe si emerues te perbashket, kane idiotllekun
Jo se kjo copez fjalie, vuan nga mungesa e idiotsis, por eshte e pamumdur te besh lidhjen, me lapsusin jo e jo, po as me gafen. Ne kete mes, s’gjen arsye ngatrreset. S’ka asnje shkak, qe 8-n ta ngatrrosh me 4-en, apo anasjelltas. As gafen s’ke pse ja bashkngjit atyre fjalve. Jane fjale pakuptim. U mungon llogjika e gafes. Oo, le, lee, me t’kap dhima e kres!
Te verteten ne fakt, duhet ta kerkojme, tek menyrat qe perdor Lulashi, per te pregatitur ligjerimin, ose te ndjekim fillin llogjik te te menduarit. Hajt, na qofte per hajr!
Ta zeme se e pregatit materialin logjikisht. Meson pikat kryesore, dhe pastaj njera pas tjetres, i shtjellon ato. E di mire, qe pas ketij supozimi, jeni duke u gajasur se qeshuri, dhe natyrshem, do me pyesni: Na difto o i knushmi i dynjas, se kur ligjerimi i Lulashit, ka mbart ndoj fije logjiket, se na e vejm kryt n’cung, qe s’dim gja? M’falni burra! Dorzohem!
Po marim variantin tjeter, dhe te supozojme, se Lulashi e meson permendesh fjalimin, si papagali. Po dhe ketu, arsyetimi tapallon. Dasht padasht, i hyjme ne hak papagalit te nderuar, qe s’na ka asnje lloj borxhit, qe si shpifes te ndyre, t’ja mohojme aftesite e njohura zyrtarisht, nga Ornitologjia . Ai mund t’heqin keq, ti mesoje ato qe i thone, por kur i ka pervetsuar, deri sa t’ja marrin ymrin Zoti, e perserit tekstin, me saktesi matematikore, e jo si Lulashi, qe s’din ku i nisin broçkullat, e kur mbarojne lapsuset e gafat. Zot na ruj!
Mbas ketij qemtimi te hatashem, ne nivel doktoraturet, qe ba me ju ra n’dore atyne te Akademis Mbretrore te Stoklmit, ka rrezik me m’dhane çmimin Nobel, s’na metet gje tjeter, veç ta perqendrojme gjithe intuiten, te zbulimi i kleçkes se fundit, nese ajo fshihet, te logjika e te menduarit te Lulashit. Zamet o Perendi, edhe nje sforco!
Le ta marrrim si te mirqene, qe Lulashi udhehiqet nga logjika, ne formulimin e mendimit, qe i orjenton oratorin. Mirpo, sikur te ishte e vertete kjo hipoteze, fjalimet e tij do te ishin kompakte. Mendimi do t’ishte linear, dhunti kjo e domosdoshme, per ta bere te pakten, te pranushem ligjerimin. Per ta bere terheqes, nevojitet talent. S’eshte rasti i Lulashi!
Ligjerimi Lulashit, ngjan me alfabetin Mors. Ja nise nje fjali, fap, mbas saj, ja plas lapsus; ja fute turre fjalish, buuum, shperthen gafe; pastaj prap nje varg frazash, perseri nje boll tjeter, dhe vazhdon te vertitet ky muhabet, si fanar i ç’akorduar, deri sa ta mbylle ciklin e dokrrave bajate.
Siç shihet mesiper, i dhame zgjidhje dhe kleçkes, qe fshihej brenda misterit, te kyçur brenda kllapave, “8 vite hup ne 4 vjet”. Ajo s’ka lidhje me te mesuarit permendesh, por difekt me origjin psikologjike, me pafuqin e mbajtjes lineare te mendimit, qe hala s`ja gjet dermani. Perfundimisht, kete patologji, le ta quajme: Karabush!
Rezultti qe perfitojme eshte: Rrot + Karabush + rrotacion eshte = me Rrot Karabushit, sepse Rrot e Rrotacion jane e njejta gje, kane rrenjen njesoj. Acion-i, eshte vetem prapashtese, s`ka vlere. Pra rezultati final del: Rrot + Karabush = Rrot Karabushit. Uuurraaa!
P.s. E di qe plot prej jush, mund te jene ndjere keq, pas kesaj eksperience torturuse. Jo te gjithe mund ti bejne ball, ketij lloj miellit. Ma bani hallall, pash nderin!