Incidente, trazira, përplasje dhe ndalime janë ato të pasqyruara në protestën e sotme për Klodian Rashën.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndërsa protestuesit kanë shkelmuar derën e ministrisë së Financave dhe duke shkatërruar.
Për zv.kryeministrin Erion Braçen kjo që po ndodh tani është krim, dhe tregon se nuk ka lidhje me vrasjen e Klodian Rashës dhe as me ministrin Sandër Lleshaj, pasi ky i fundit u dorëhoq. Por ka lidhje për luftë për pushtet!.
Erion Braçe:
KY TANI ESHTE KRIM!
KJO TANI ESHTE DHUNE BARBARE MBI POLICINE E SHTETIT,
MBI QYTETIN QE E URREJNE,
MBI QYTETARET E KETIJ QYTETI QE NUK JANE SI ATA!
E kuptoni tani qe kjo nuk ka lidhje me vrasjen e Klodian Rashes?;
E kuptoni tani qe kjo nuk ka lidhje me ministrin Sander Lleshaj?;
E KUPTONI QE JEMI KREJT TE NDRYSHEM ME DY KERMA SI SALI BERISHA E LULZIM BASHA?
E kuptoni tani qe kjo ishte dhe eshte thjeshte
LUFTE PER PUSHTET?
Sapo ne publik u shfaq bindja qe ata nuk vijne dot ne pushtet me vote, rinisen STRATEGJINE E DHUNES!!
DHUNE PER PUSHTET!
A e mbani mend si keta dy kerma kane vjedhur per te bere leke e kane vrare per te mbrojtur leket dhe kurre nuk u terhoqen?
Tani eshte koha per te zgjedhur;
Ose me qytetarerine ose me llumin dhe kermat qe vrane e vodhen ne kete vend!!