Pas ngjarjes me Klodian Rashën, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka konfirmuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Një “lumë” komentesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama po kërkojnë rikthimin e bujshëm të Saimir Tahirit.
Gjithashtu edhe Socialistët anembanë Shqipërisë i kanë kërkuar Ramës që të rikthejë ish-ministrin e Brendshëm pasi gjyqi ndaj tij ishte një politikë e turpshme e PD-së. Tahiri mbahet mend nga të gjithë për ndërhyrjen spektakolare dhe asgjesimin e hashashit në fshatin Lazarat dhe rikthimin e dinjitetit në Policinë e Shtetit.