‘Mimoza Llastica’ është një personazh mjaft i dashur për kinematografinë shqiptare, një rol që ka mbetur në kujtesën e secilit prej nesh.
Mirëpo ‘Mimoza Llastica’ është rritur dhe mbrëmjen e djeshme ka dhënë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Zhaklina Dhimojani ka njoftuar se po vjen drejt Shqipërisë nga Zvicra me ndihma për situatën e pandemisë.
Janë krevatë, komodina dhe material të tjera që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë për situatën e covid-19. Por, edhe një autoambulancë, autotransporter për persona me aftësi të kufizuar, dy minibusë dhe dy autransporter e 50 laptopë. Vecv këtyre, për Ministrinë e Mbrojtjes do të vijnë edhe 2 zjarrëfikëse moderne që do të përdoren për emergjenca.
Vetë Zhaklina Dhimojani e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke futur edhe fotot e gjithë kësaj ndihme që vjen për Shqipërinë.
Postimi i Zhaklina Dhimojani Blättler:
Të dashur miq, jam e lumtur të ndaj me ju një lajm të mirë.
Sot nisem nga Berna/Zvicra një karvan me ndihma që konsistojnë në krevate, komodina dhe inventarë të ndryshëm që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për situatën emergjente të COVID-19. Gjithashtu, për këtë ministri shkojnë edhe 1 autoambulancë, 1 autotransporter për persona me aftësi të kufizuara, 2 minibusë/ dhe 2 autotransporter, 50 laptopë.
Këtij karvani i bashkohen edhe 2 zjarrfikëse me destinacion Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat do të përdoren gjatë emergjencave.