Ndërkohë që pa kaluar as disa orë nga protesta e dhunshme e ditës së djeshme në Shkodër, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla se bashku me drejtuesin politik të PS-së në Shkodër Ilir Beqjan kanë zhvilluar një vizitë për të parë ambientet e selisë së PS.
Balla bëri një thirrje të fortë për Monika Kryemadhin, duke e cilësuar si përgjegjëse të situatës.
Monika Kryemadhi është rekrutuese e minorenëve, i bëj thirrje të heqi dorë dhe prindërve që të mos i lejojnë. Prokuroria ka bërë verifikimet dhe ne nxisim t’i shkojnë deri në fund.
Kjo protestë është iniciuar nga PD dhe LSI në Shkodër dhe nga Voltana Ademi” dhe do përgjegjen para ligjit shumë shpejt, tha Balla