E dashura e Shkëlzen Berishës Armina Mevlani, ka treguar se si arrin që të financojë pushimet e saj luksoze në vendet më të shtrenjta të botës.
Ajo thotë se ka punuar që 16 vjeçe dhe e kanë mësuar prindrit për të nxjerrë vetë paratë e saj.
E njohur për pushimet e shtrenjta dhe udhëtimet e shumta që bën pas lidhjes me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina i përgjigjet të gjithë atyre që mendojnë se e financon Zeni.
“Unë kam qënë shumë me fat që kam patur një familje të mrekullueshme e cila më ka krijuar mundësin që të udhëtojë dhe ta shijoj jetën duke qënë e lirë.
Mami dhe babi kanë qënë dhe janë shokët e mi më të ngushtë! Ata punuan shumë për të më bërë mua të lumtur dhe gjithashtu më mësuan të punoj që në moshën 16-vjeç”, thotë Armina e cila duket se ka vuajtur shumë duke punuar që 16 vjeçe.
Edhe ne “solidarizohemi” me mundimet e Arminës për të… gënjyer.