Mbrëmjen që lamë pas, ‘Dua të të bëj të lumtur’ pati një nga historitë më prekëse që prej nisjes së transmetimeve.
Fatkeqësitë nuk kishin të mbaruar për Shkurtën, e cila para 1 viti ishte diagnostikuar me kancer. Për ta bërë të lumtur dhe për t’i dhënë një mesazh, Flutura kishte ftuar motrën e saj, Shkurtën.
Flutura në lot tha: “Unë jam krenare që të kam motër dhe ndihem shumë me fat. Mos e kthe kokën mbrapa dhe vazhdo vetëm përpara. Nuk je vetëm, unë dhe familja do të të qëndrojmë pranë! Të uroj më të mirat dhe shëndet për ty dhe fëmijët e tu!”
Kjo histori nuk la pa përfshirë edhe vetë Arbana Osmanin, e cila edhe pse gjatë gjithë këtyre javëve në program ka pasur histori të dhimbshme nuk i ka shprehur emocionet. Por për herë të parë në ekran, moderatorja nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot.