Kallëzimi në SPAK nga Taulant Balla për privatizimin e ish kompleksit Partizani shoqërohet me 71 prova shkresore përmes të cilave faktohet përfshirja e qeverisë Berisha dhe shumë institucioneve shtetërore në shërbim të dhëndërrit të Berishës Jamarbër Malltezi.
Gjithçka nis në vitin janar 2006 kur nis edhe firmosja e prokurave të posaçme nga pronarët e tokës të këtij kompleksi nga ku Jamarbër Malltezi dhëndërri kryeministri të kohës Sali Berisha, emërohet përfaqësues i përgjithshëm për tu paraqitur në çdo organ shtetëror ose shoqëri private për të tërhequr dokumentat kudo që ato ndodhen.
Në fakt përfshirja e e burrit të vajzës të kryeministrit Berisha nuk bëhej për bamirësi.
Pronarët e kësaj prone hedhin firmat një e nga e një duke pranuar se për arritjen e këtij qëllimi, pra të marrjes të kësaj toke, të gjithë përfaqësuesit në këtë prokurë deklarojnë se vënë në dispozicion të përfaqësuesit të tyre Jamarbwr Malltezi, një kapital që fillon nga 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.
Me të tilla dukumenta në duar Jamarbër Malltezi me statusin e dhëndrri të parit të qëverisë, arrin të sigurojë vendimin e 26 Marsit 2007 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë për njohjen e të drejtës së pronësisë prej pronarëve.
Gjashtë muaj më pas në Shtator të vitit 2007 nga Ministria e Ekonomisë që drejtohej nga Ritvan Bode një prej ministrave më të besuar të Sali Berishës, urdhërohet nisja e privatizimit të Kompleksit Partizani.
Ndërkohë për të përshpejtuar këtë operacion privatizimi të cilin socialistët e kanë denoncuar si një aferë të pastër korruptive, përfshihet edhe vetë kryeministri Sali Berisha.
Qeveria e drejtuar prej tij në për ta bërë këtë privatizim me çdo kusht e sa më shpejt, nxjerr vendimin numër 794 datë 21.11.2007, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”.
Rrufeshëm pa humbur kohë, një muaj më pas nga ky vendim qeverie Ministria e Mbrojtjes drejtuar nga Arben Imami një tjetër ministër i afërt me Sali Berishën ngre një grup pune me ekspertë për vlerësimin e këtij objekti nën pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ky raport vlerësimi është konfidencial i përdorshëm vetëm nga ju për të ndihmuar në procedurat e shitjes së objektit” shkruajnë në raportin e vlerësimit, vlerësuesit e ministrisë së mbrojtjes, Elvira Aliaj dhe Sali Preci.
Vlerësimi i tyre për këtë pronë është 10 milion lekë ndërtesa dhe 710 milion trualli.
Dy vite më pas nga ky vlerësim ministri i mbrojtjes Arben Imami hedh firmwn përmes kësaj shkrese dhe ngarkon një prej njerëzve më të besuar të tij, Gjeneralin Xhemal Gjunkshin komandant i forcës mbështetëse si përfaqësues i kësaj ministrie, për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes të Klubit sportive Partizani.
Më 16 Tetor 2009 kjo pronë prej 26.525 m2 dhe nën objekt 775m2 shitet për vlerën 10.109.000 lekë.
Për këtë privatizim Jamarbër Malltezit i mjaftuan 24 muaj për të finalizuar një privatizim të këtyre përmasave duke u përfshirë një sërë institucionesh në një kohë kur janë mijëra ish pronar të cilët kanë 30 vite në kërkim të pronave të tyre mos ende nuk I kanë marrë.
E gjithë kjo kronologji privatizimi dëshmon vënien e të gjithë shtetit në shërbim të dhëndërrit të kryeministrit Sali Berisha në këtë operacion masiv privatizimi nga ku ai falë kthimit të kësaj prone tek pronarët, u kthye në një përfitues direk më pas në 17 kullat e ngritura me lejen e një tjetër zyrtari nga partia e vjehrrit kyeministër, Lulzim Bashës ish kryebashkiak i Tiranës.(TCH)