Ditën e djeshme në rubrikën ‘Rrethi në katror’ u diskutua çështja e fesë klerike, pandemisë dhe emërimin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm.
Neritan Liçaj tha se debati i madh në opinionin publik ishte sesi klerët fetarë u infektuan dhe se para këtyre sëmundjeve kaq të rrezikshme askush nuk ishte imun.
“Debati i madh në opinionin publik ishte sesi klerët fetarë u infektuan, pra feja dhe besimi ‘përfaqësuesit’ e Zotit u infektuan nga një pandemi qoftë edhe një plandemi siç thotë edhe Fredi dhe kurimi i tyre jashtë shteti, pra çfarë më bëri përshtypje ishte se para këtyre sëmundjeve kaq të rrezikshme askush nuk është imun.
Pjesa e djathtë janë skeptikët dhe pjesa e majtë janë realistët, realiteti erdhi me këmbë në tokë, ku krerët fetarë nuk ishin imun për të përballuar këtë sëmundje. Zemra e katolicizmit është Vatikani dhe të dhënat zyrtare tregojnë ku të infektuar ka pasur 27 raste dhe 0 vdekje”, tha Liçaj.
Gjithashtu ka ndërhyrë në debat edhe Bledi i cili shprehet se Baba Mondi vetëm pi raki dhe se ka gjetur asgjë.
“ Baba Mondi pi raki dhe është në rregull kur nuk e gjeti asgjë”, tha ai.