Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me koronavirusin.
Ajo ka ndarë me shqiptarët dhe një çështje personale lidhur me shëndetin e saj.
Kryemadhi tha se 1 vit më parë është operuar për kancerin në qafën e mitrës, ndërsa shtoi se kjo është më e rëndë se koronavirusi.
“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre. Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur”, tha Kryemadhi për Vizion Plus.