Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se pavarësisht sfidës së madhe të pandemisë së COVID-19 me të cilën po përballemi, rimëkëmbja e shërbimit shëndetësor është një objektiv primar për qeverinë që ai drejton.
Rama ka publikuar edhe disa pamje nga ambulanca e rindërtuar në Vaqarr të Tiranës.
“Mjekët, infermierë dhe vetë banorët e Vaqarrit, në periferi të Tiranës e dëshmojnë më mirë se kushdo ndryshimin në ambulancën e tyre, e rindërtuar me standardet më të mira gjatë këtyre muajve të epidemisë
#VIJOJMë rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor parësor në çdo cep të vendit, pa e ndalur punën, teksa përballemi me sfidën e madhe të pandemisë #Covid19.
#Programi300QendraveShëndetësore
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan kryeministri Rama.