Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, artisti shumë i njohur dhe i dashur shqiptar ka dhënë një lajm të trishtë për humbjen e dëgjimit në njërin vesh, po ashtu deklaron se veshi tjetër i funksionon 30%.
“S’po ankohem. Veç nese m’shurdhohen do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma”, shkruan ndër të tjera Çun Lajçi.
“E trisht
Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh
Dhe
Merre me mend
Njeni vesh papritmas e paska humbë ndëgjimin.
Tjetri edhe 30% funkcionon!
Pse?
S’e diti as doktori!
Por
S’po ankohem
Veç nese m’shurdhohen
do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës
e s’do t’mundem me knua ma!
Për tjetër shnosh!
Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë
Mos u hatroni
S’e kam nga mendjemadhësia
Do t’rri me klysh
E trisht”, shkruan aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.