Një rrjet mashtruesish kompjuterikë, kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro. Ndërkohë, mësohet se në këtë skemë, ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar, 28-vjeçar, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.
Hetuesit janë duke kërkuar hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe ai ka rol për pagimin e domain-eve, faqjeve dhe infrastrukturës së IT.
Sipas burimeve shpjegohet gjithashtu se këto dy faqe interneti prezantohen si cripto-markete, përmes një përfaqësimi online dhe rrëmbejnë besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe valutat e kriptuara.